Një fluturim i “British Airways” u evakuua pasi kabina e aeroplanit u mbush me tym. Linja ajrore konfirmoi një “incident” në fluturimin BA422 i cili u nis në Londër në orën 15:10 të hënën dhe zbarkoi në Valencia.
Pasagjerët kërkoninin ndihmën e urgjencës, me një që përshkruante përvojën “e tmerrshme” si “si një film horror”.
British Airways u ka kërkuar falje 175 pasagjerëve në aeroplan. Një deklaratë nga linja ajrore thoshte se kishin “pësuar një problem teknik”.
Tre pasagjerë u dërguan në spital. British Airways kishte dy pilotë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në fluturim. Një pasagjer në aeroportin e Valencias i tha BBC-së se një anëtar i stafit në tokë kishte thënë se kishte pasur “zjarr në motorin” e avionit.
Udhëtarëve që u vonuan gjatë natës iu dha strehim falas në një hotel.