Fjalë Kyçe

Aeroporti i Prishtinës me fluturime vetëm shkuarje, këto janë destinacionet e kësaj jave

Aeroporti i Prishtinës me fluturime vetëm shkuarje, këto janë destinacionet e kësaj jave

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar qytetarët për fluturimet e ardhshme që janë aranzhuar për datat 9 dhe 10 prill.

Sipas njoftimit, fluturimet do të jenë vetëm një drejtimëshe, pra për shkuarje.

Për datën 9 prill janë planifikuar fluturimet për në Stokholm dhe Dusseldorf, ndërsa për datën 10 prill, është planifikuar një udhëtim për Zurich.

Njoftimi i plotë:

Të dashur udhëtarë,

Për datat 9 & 10 Prill, nga operatorët ajror kemi këto fluturime të planifikuara në shkuarje:

9 Prill 2020/Dy fluturime

GM6145 Prishtinë – Stokholm (ora 11:50) CHAIR

EW5703 Prishtinë – Dusseldorf (ora 18:30) EUROWINGS

10 Prill 2020/Një fluturim

GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 11:50) CHAIR

VEMENDJE:

Fluturimet do të operohen me udhëtarë vetëm në shkuarje.

Për bileta dhe ndonjë ndryshim eventual në nisjet e planifikuara, ju lutemi të jeni në kontakt me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.