Fjalë Kyçe

Aeroporti i Prishtinës rihapet më 28 qershor

Aeroporti i Prishtinës rihapet më 28 qershor

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rihapje të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, nga data 28 qershor.

Të gjithë pasagjerët që arrijnë në Kosovë përmes këtij aeroporti është rekomanduar që t’iu ofrojnë autoriteteve testet negative për koronavirusin e ri, jo më të vjetër se katër ditë.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,216 raste të prekura me koronavirus.

Prej tyre, 1069 persona janë shëruar, derisa 38 pacientë kanë vdekur.