Kontributi i njerëzve për atdheun është në fusha e mënyra të ndryshme. Jo veç me pushkë në dorë, por edhe me fjalë e zë mbrohet e duhet vendi.
Në këtë aspekt shumë këngëtarë shqiptarë i kënduan atdheut edhe atëherë kur ishte e ndaluar dhe e rrezikshme, shkruan Kosovarja.
Mbase jo veç për vendin, por edhe për shoqërinë, familjen e të mirën e përgjithshme Afërdita Demaku i dha shpirt këngës.
Gjenerata u rriten me zërin projektet e saj, e cila vazhdon të jetë e dashur e afërt dhe shumë e suksesshme.
Këngëtarja nuk po ndalet as në ditët e sotme, e duket sikur i është shtuar energjia, vullneti për tu paraqitur sa më mirë para publikut.
Këngët e saj po arrijnë numër record të shikueshmërisë, e kjo po bën që ajo të mos ndalet me punë e projekte të reja.
Me një fustan të bardhë ku duket si nuse, Afërdita po paralajmëron një projekt të ri.
Padyshim që do jetë diçka madhështore, siç di ajo.