Siç ju kemi njoftuar edhe më herët, nga data 20 deri më 22 gusht, 2019 të gjithë të apasionuarit pas futbollit në qendrën AFF do ta kenë mundësin për ushtrime dhe testime nga trajnerët gjerman të cilët ishin lojtarë në Bundesligë, tash me akademitë e tyre.
Qendra AFF ka dëshmuar tashmë se është lider në dërgimin e talentëve në arenat ndërkombëtare, së fundmi në maj të këtij viti ishim në Gjermani për prova me 17 lojtarë ku 5 nga ta u pranuan dhe jan në rregullimin e dokumentacionit dhe mësimit të gjuhës, njëri ndër ta mund të ishe edhe ti andaj mos e humb këtë shans.
TRAJNERËT:
Maik Kaszemeikat, pronar i Akademisë “Sons of Soccer” që bënë kualifikimin e lojtarëve dhe dërgon ata në skuadrat gjermane,të njëjten gjë që e bëri edhe me 17 lojtarët e ftuar në muajin maj, ku 5 nga ta u pranuan,dhe pritet mbrenda 6-7 muajve të luajn në 5 ligat e para Gjermane.
Norbert Henkel, ish lojtarë i Bundesligës – Hertha Berlin, dhe shumë klubeve tjera, bënë përgaditjen e lojtarëve dhe kualifikimin e tyre nëpër akademi gjermane dhe ato europiane.
Për më shumë referenca rreth tyre,ju mund të kërkoni më shumë në internet.
PLANPROGRAMI:
Kampi do të zgjasë 3 ditë 20, 21 dhe 22 gusht, 2019, stërvitje do të zgjasin 1 deri në 2 orë të ndara në grupe të vogla, gjatë kësaj kohe trajnerët do ti mbajnë ushtrimet dhe do të marrin shënime shtesë për kualifikuesit që do të përzgjedhen dhe do të ftohen për prova në Gjermani.
Numri i pjesëmarrëve është i limituar, nga 40 kan mbetur vetëm edhe 9 vende të lira.
Booking: +383 45 815 816, viber,ose në Inboks-Mesazhë
AFF – Qendra Sportive Trajnuese. /Gazeta Alo