Fjalë Kyçe

Afganët e strehuar në Shqipëri mbërrijnë në SHBA, Blinken: Faleminderit popullit shqiptar për mbështetjen

Afganët e strehuar në Shqipëri mbërrijnë në SHBA, Blinken: Faleminderit popullit shqiptar për mbështetjen

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me 212 afganët që u larguan nga Shqipëria në drejtim të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Bliken falenderon ministren e Punëve të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka dhe popullin shqiptar për mikpritjen e refugjatëve afganë.

“I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për ministren Olta Xhaçka dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë”, shkruan Blinken.