Fjalë Kyçe

Afrim Muçiqi ia mbyll dyert Tovërlanit për një rikthim të mundshëm te FC Prishtina!

Afrim Muçiqi ia mbyll dyert Tovërlanit për një rikthim të mundshëm te FC Prishtina!

Tashmë është shumë e sigurtë. Afrim Tovërlani nuk do të rikthehet te FC Prishtina, të paktën derisa në krye të klubit kryeqytetas do të jenë drejtuesit aktual.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i FC Prishtinës, Afrim Muçiqi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

“FC Prishtina nuk është Shoqata Nënë Tereza, apo klub i dëshirave. Është e drejtë e secilit të mblidhet në kafene dhe të bëjnë plane se cilin nga miqtë do ta dërgojmë në klub, sepse Prishtina nuk është klub i dëshirave. Pavarësisht se kush e kërkon, Afrim Tovërlani nuk do të jetë pjesë e klubit të FC Prishtinës. Tovërlani e di mjaft mirë pse nuk mund të jetë pjesë e FC Prishtinës”, deklaroi Muçiqi.

Ndërmjet të tjerash Muçiqi bëri edhe një pyetje interesante për “Tokin”.

“Trajnerët të cilët kanë dalë nga FC Prishtina rezultatet i kanë 0. Cilën ndeshje ndërkombëtare e ka udhëhequr Afrim Tovërlani jashtë Kosovës? Edhe për shumë arsye të tjera ai e di pse nuk mund të jetë trajner i FC Prishtinës”, deklaroi nënkryetari i FC Prishtinës.

Deklaratën e plotë mund të ndiqni në linkun e mëposhtëm: