Nënkryetari i parë i FC Prishtinës, Afrim Muçiqi i ka thumbuar në mënyrë direkte trajnerin e Llapit, Tahir Batatina dhe presidentin e FC Vëllaznimit, Agim Cana në lidhje mos lejimin e ish-futbollistëve të tyre të luanin me FC Prishtinën në Evropë, shkruan Gazetasheshi.com.
Muçiqi ka mbetur i zhgënjyer me veprimin e Batatinës dhe Canës, që nuk i dhanë leje Ahmed Januzit, përkatësisht Tun Bardhokut për të ju bashkuar Prishtinës në ndeshjen e Ligës së Evropës përballë St Josep’s.
“A është e drejtë dhe sportivitet nga ana e Tahir Batatinës dhe Agim Canës që ti mohohet një sportisti ta shijojë arenën ndërkombëtare pas transferimit. Tahir Batatina na ndaloi Ahmed Januzin, kurse Agim Cana na ndaloi Tun Bardhokun”, theksoi Afrim Muçiqi.
Ai më tej potencoi faktin se FC Prishtina do ta lironte çdo futbollistë për të luajtur në Evropë, gjithmonë nëse vet nuk do të ishin pjesë e saj.
“Gjatë tërë vitit e kanë përmendur Evropën dhe klubet e tyre evropiane, por Evropa bëhet të nderuar duke i ndihmuar njëri tjetrit dhe jo duke i penguar. Nëse Prishtina nuk do të kualifikohej në Evropë ne do të ishim në gjendje ta lironim secilin futbollistë që do ta kërkonin klubet tjera”, përfundoi nënkryetari i Prishtinës.
Ndiqeni videon e mëposhtme: