Fjalë Kyçe

Agim Bahtiri: LDK-së nuk ia japim MPB-në, ose shkojmë në zgjedhje

Agim Bahtiri: LDK-së nuk ia japim MPB-në, ose shkojmë në zgjedhje

Kryetar i Mitrovicës dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka deklaruar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Bahtiri thënë se VV-ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri, pasi sipas tij MPB-ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj.

Ai ka deklaruar për “Epoka e re” se MPB-ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë.

Ndërkaq sa i përket postit të presidentit, Bahtiri ka thënë se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje.

Ai beson se koalicioni qeverisës në mes të VV-së dhe LDK-së do të arrihet, sepse sipas tij, nuk ka alternativë tjetër.