Fjalë Kyçe

Agim Cana i beson vetëm këtij gjyqtari

Agim Cana i beson vetëm këtij gjyqtari

Agim Cana është shprehur tejet i mllefosur pas ndeshjes së barazhit ku Vëllaznimi i Gjakovës nuk arriti që të fitojë ndaj Trepçës ’89 për t’u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e tij humbi me shifrat 4:2 të shtunën. Presidenti i klubi kuqezi ka shpërthyer në akuza të rënda pas ndeshjes për ndarjen e drejtësisë.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje ishte Mervan Bejtullahu.

Cana në një intervistë për Sports Show në Klan Kosova, ka deklaruar si i beson vetëm një gjyqtari në Kosovë.

“Unë i besoj vetëm një gjyqtari në Kosovë. Ai është Genc Nuza. Është larg më i miri. Edhe pse sa herë më ka referuar kam humbur, mirëpo unë i besoj atij”, ka deklaruar Agim Cana.

Vëllaznimi përfundoi në pozitën e katërt në Ligën e Parë për ta siguruar barazhin.