Kryetari i Klubit Futbollistik “Vëllaznimi”, Agim Cana ka përfunduar në disiplinë pas deklaratave të fuqishme të dhënë në prezencën e mediave në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Fadil Vokrri”, pas përfundimit të ndeshjes së barazhit Trepça ’89 – Vëllaznimi.
Cana foli rreth padrejtësive që iu bënë skuadrës së tij nga gjyqtarët e takimit e shumë çka tjetër.
Deklaratat e tij po shihen si tëpabaza dhe në kundërshtim me kodin e etikës sportive është hapur procedurë disiplinore.
Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja në mbledhjen e mbajtur ka inicuar procedurë disiplinore ndaj kryetarit të Vëllaznimit, Agim Canës dhe disa lojtarëve të kësaj skuadre.
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
Ndaj kryetarit të KF “Vëllaznimi” Agim Cana (motivi – pas përfundimit të ndeshjes fton mediet në zhveshtore të KF “Vëllaznimi” prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pabazuara për futbollin e Kosovës para prezencës së futbollistëve dhe medieve. Ky veprim si i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive) sipas incizimeve TV.
Ndaj klubit të KF “Vëllaznimi” (motivi – për sjellje jo korrekte ndaj ekipit vendas dhe referit të ndeshjes ku në min 16, 63, kanë fyer dhe ofenduar, dhe në min e 66 pati fërkime në fushë ku nga tribuna perëndimore janë hedhur 3 shishe PVC në fushë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Vëllaznimi” Blerim Vula me nr ID 009784M53 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë me vrap në fushë ku fillon të shajë dhe fyejë referët dhe krerët e FFK-së. Krejt çfarë ka ngjarë në fund të takimit ishte ndezur nga z. Blerim Vula dhe Samir Sahiti) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.
Ndaj drejtorit të KF “Vëllaznimi” Ahmet Morina me nr ID 007949M70 (motivi -largim nga bankina për shkak të fyerjeve dhe sharjeve ndaj referëve dhe krerëve të FFK-së) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Jeton Dushi me nr lic 10 dhe nr ID 002275M96 (motivi – sharje fyerje ndaj referëve dhe FFK-së) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Samir Sahiti me nr lic 22 dhe nr ID 002265M88 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka tentuar ta sulmojë referin kryesor M.Bejtullahu, fyerje dhe sharje ndaj krerëve të FFK-së në ndeshjen e barazhit KF “Trepça ‘89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 (sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Kushtrim Gashi me nr lic 18 dhe nr ID001270M91 (001044M96 (motivi – grushtim i lojtari kundërshtar në ndeshjen e barazhit KF “Trepça ‘89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 – sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.