Fjalë Kyçe

Agim Cana tregon a është shkarkuar Munishi

Agim Cana tregon a është shkarkuar Munishi

Vëllaznimi u mposht në Gjakovë nga Trepça ’89 me rezultat 0-4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kjo humbje mund t’i kushtoj me shkarkim trajnerit aktual të gjakovarëve, Ismet Munishi.

Presidenti i klubit kuq e zi, Agim Cana në një prononcim për Indeksonline ka thënë ende nuk është takuar me Munishin dhe deri atëherë ai është trajner i Vëllaznimit.

“Hala s’jam taku me Ismetin, do të flas me të dhe do të shohim. Ai për momentin është trajner i Vellaznimit”, ka thënë Cana.

Vëllaznimi përveç Kupës është në rrezik të humb edhe barazhin për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm.