Fjalë Kyçe

Agim Çeku ftohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale

Agim Çeku ftohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale

Më 28 shtator udhëton për në Hagë ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

Çeku konfirmoi për KOHËN se ka marrë ftesën dje, dhe është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, tha Çeku.

Ditëve të fundit janë shpeshtuar ftesat ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.