Fjalë Kyçe

Agim Veliu kërkon që në bisedime të përfshihet edhe posti i Presidentit

Agim Veliu kërkon që në bisedime të përfshihet edhe posti i Presidentit

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veli ka insistuar që të definohen të gjitha çështjet në marrëveshjen mes LVV-së dhe LDK-së, duke përfshi edhe atë të Presidentit.

Veliu ka thënë për RTV Dukagjini se nuk she ndonjë rrezik të theksuar në bisedimet që po zhvillohen mes LVV-së dhe LDK-së, për koalicionin e ardhshëm qeverisës dhe ka pohuar se në bisedime duhet të definohet edhe çështja e presidentit.

“Kushtëzimet nuk janë të shëndetshme. Gjatë bisedave, është mirë që të definohen të gjitha çështjet që të mos futemi në një krizë, kur i skadon mandati presidentit”, tha Veliu.

Ai tha se LDK ka shumë figura që mund të jenë konsensuale, por figura e Mustafës është njëra prej figurave më të rëndësishme në këtë rast.

Ai ka folur edhe për rënien e numrit të votave për LDK-në në Gjilan.

“Në Gjilan ka rrëshqitë pak situata dhe me një angazhim të Lutës në zgjedhjet terja, Luta do ta rikthejë besimin sërish atje, sepse është njëri nga njerëzit më kredibil”, shtoi ai.