Fjalë Kyçe

Agjencia e Konkurrencës njofton se do të marrë masa ndaj laboratorit që rriti çmimin për testin PCR

Agjencia e Konkurrencës njofton se do të marrë masa ndaj laboratorit që rriti çmimin për testin PCR

Qytetarët e Kosovës po paguajnë deri në 200 euro për një test PCR në laboratorin privat ““Medical & Laboratory Services”. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Agjencisë së Konkurrencës, Valon Prestreshi.

Prestreshi ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj laboratorit në fjalë.

Njoftimi i plotë i Prestreshit:

Të nderuar qytetarë,

Kam pranuar dhjetra ankesa nga ju, se njëra nga laboratorët e licensuar ka kryer shërbimin e PCR për Sarc Cov 2 në vlerë prej 200 euro.

Siç jeni të gjithë të njoftuar, AKK është duke e monitoruar këtë proces me kujdes, dhe posedon listen e çmimeve te secilit laborator te licensuar.

Siç jeni të gjithe të njoftuar, AKK këtë shërbim e ka cilësuar si aktivitet ekonomik të interesit publik e rrjedhimisht interesit shteteror.

Tani, nëse laboratori në te cilin ju jeni ankuar ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje:

1. Mashtrim – vepër penale
2. Autoriteti mund të ushtroj kallxim penal ne prokurorinë speciale nëse është konsumuar vepra penale Mashtrim.
2. Ka vendosur AKK në lajthitje dhe ka ofruar informacione të pa sakta – personi përgjegjës denohet 1000-3000 euro, dhe ndërmarrja denohet deri ne 2% të qarkullimit vjetor.
3. Ka kryer shpërdorim të pozitës dominuese, mund të denohet deri në 10% të qarkullimit vjetor.
3. Autoriteti në javen ne vijim, mund ta përdor instrumentin ligjor, masat e përkohshme- mbyllje të veprimatarisë deri ne 6 muaj.

Qytetarë të dashur AKK është në shërbimin tuaj!

Ju faleminderit

Valon Prestreshi
Kryetar