Fjalë Kyçe

Agjencia e Konkurrencës po monitoron çmimet e testeve në laboratorët privatë

Agjencia e Konkurrencës po monitoron çmimet e testeve në laboratorët privatë

Laboratorët e licencuar për bërjen e testeve seriologjike dhe atyre molekulare po monitorohen nga Autoriteti i Konkurrencës.

Të njëjtat janë licencuar tash e 2 javë, ndërsa nga AKK-ja po thonë se çmimet janë në nivel të konkurrueshmërisë.

Interisimi për të bërë teste në klinikat private që në ditën e parë ishte i madh. Në nivel vendi, 90 laboratorë tashmë janë të licencuar për të kryer teste seriologjike ndërsa vetëm dy, janë për testime molekulare.

E këto laboratore që nga fillimi janë monitoruar për çmimet që i ofrojnë. Të njëjtit po dalin se janë në nivel të konkurrueshmërisë.

Ndonëse, ky monitorim i shërbimeve dhe çmimeve për testime serologjike e molekulare mund të jetë kontroll i rreptë ndaj institucioneve private, por që siç thotë Prestreshi kjo po bëhet meqë këto janë me interes publik dhe po bëhet për të mbrojtur qytetarin.