Quique Setien sot do të nënshkruajë kontratën si trajner i ri i Barcelonës.
Klubi katalan ka bërë gati agjendën ditore për strategun e ri, shkruan “Sport.es”, transmeton lajmi.net.
Nga ora 13:30, Setien do të mbërrijë në zyrat e Barcelonës për të nënshkruar kontratën.
Nga ora 14:00, është paraparë të realizohet një foto sesion në fushën e stadiumit Camp Nou.
Kurse, në ora 14:30 do të bëhet prezantimi i tij para mediave.
Setien emërohet në detyrë si zëvendësues i Ernesto Valverdes.