Fjalë Kyçe

Agjenda për ndeshjen Kosova U21 – Turqia U21

Agjenda për ndeshjen Kosova U21 – Turqia U21

Kombëtarja U21 e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropianin 2021 para tifozëve të saj, të martën, më 11 qershor, kundër Kombëtares U21 të Turqisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Alo.

Në ndeshjen e parë të përzgjedhurit e Rafet Prekazit shënuan fitore kundër Andorrës si mysafirë, me rezultat bindës 4:0. Më poshtë është agjenda e kësaj ndeshjeje për të dyja kombëtaret.

E hënë, 10 qershor
18:00 Stërvitja e Turqisë

18:45 Konferenca për media e Kosovës (Rafet Prekazi, Lirim Kastrati, Mirlind Daku)
19:15 Stërvitja e Kosovës

E martë, 11 qershor
Ndeshja Kosova U21 – Turqia U21, stadiumi “Fadil Vokrri”