Fjalë Kyçe

Agjenti i Milik tregon të ardhmen e polakut

Agjenti i Milik tregon të ardhmen e polakut

Agjenti i Arkadiusz Milik, Fabrizio De Vecchi ka folur për të ardhmen e polaku, ku ka pohuar se e ardhmja e tij është larg “Diego Armando Maradona Stadium”.

De Vecchi tha se nuk përjashton edhe një rikthim të interesimit nga Juventus dhe Roma për shërbimet e sulmuesit polak, ai tha se do të analizojnë sjelljen e klubit napoletan me avokatët e tyre, duke aluduar në ndonjë përballje gjyqësore me Napolin, transmeton lajmi.net.

“Klubi e ka mbajtur atë jashtë çdo kompeticioni dhe ka pasur sjellje të tjera që avokatët tanë do ti analizojnë ato”, tha ai.

Agjenti ka treguar edhe ofertën e Atletico Madrid, e cila u refuzua nga Napoli.

“Tentativa e Atleticos per Milik është ndërprerë nga Napoli sepse ata nuk kanë pranuar ofertën e dërguar. Ata kërkojnë më shumë para sesa Atletico mund të shpenzojë këtë moment”, tha Vecchi.

Ai tha se ka interesime edhe nga Premierliga por që Napoli po pamundëson transferimin e tij sepse po kerkon shumë para.

“Edhe Juventus dhe Roma ishin afër ta kishin atë, por në fund nuk ndodhi. Këto gjera ndodhin në futboll, por nuk e mohoj një rikthim të interesimit të dyja skuadrave për Arek. Opsioni tjetër është të presim deri verës e të largohemi me parametra zero”, perfundoi Fabrizio De Vecchi.