Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldo ka arritur në Torino.
Sipas gazetarit Carlo Laudisa, Mendas ka arritur në Torino ku do të diskutohet e ardhmja e klientit të tij, transmeton lajmi.net.
Ronaldo thuhet se mund të largohet nga Juventusi pasi ka interesim të fuqishëm nga Man City dhe nga Paris Saint-Germain.
Pikërisht kjo thuhet të jetë arsyeja që agjenti i futbollistit gjendet në Itali për të diskutuar rreth kësaj çështje me portugezin dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.
‘Bianconerët” raportohet se janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre, shkaku i pagës së tij të lartë dhe ‘Citizens’ duken skuadra më e interesuar për të.
Gjithsesi pritet të ketë zhvillime të mëtejshme gjatë ditëve në vijim kur edhe pritet të mësohet e ardhmja e 36-vjeçarit.
Improvviso blitz di Jorge #Mendes a Torino. A colloquio con @Cristiano per prendere la decisione più importante: si rincorrono le voci sul @ManCity e il @PSG_inside , ma ancora nessuna offerta per la @juventusfc .#Calciomercato #Transfers #MCFC #PSG #Juve@Gazzetta_it
— Carlo Laudisa (@carlolaudisa) August 25, 2021