Fjalë Kyçe

Agjenti: Jorginho do qëndrojë te Chelsea

Agjenti: Jorginho do qëndrojë te Chelsea

Agjenti i Joginhos, Jorge Santos ka konfirmuar se mesfushori nuk do të largohet nga Chelsea

Italiani zhvilloi 90 minuta të plotë në barazimin ndaj Real Madridit duke bërë paraqitje mjaftë të mirë, transmeton lajmi.net.

Ka pasur spekulime që Jorginho mund të rikthehet në Seria A, meqenëse ish trajneri Maurizio Sarri është i lidhur me kalimin te Roma.

Sidoqoftë, agjenti ka hedhur poshtë mundësinë duke konfirmuar se Jorginho nuk largohet nga “Stamford Bridge”.

“Jorginho do qëndrojë te Chelsea. Ka edhe dy vite kontratë me klubin anglez dhe është i fokusuar ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë”.

“Ëndrra e tij është të fitojë trofe me Italinë. Kur aventura e tij të përfundon me Chelsean, ai do donte rikthimin në Seria A”, deklaroi ai.

Jorginho është duke shkëlqyer nën urdhra e Tuchel, derisa nuk zhvilloi shumë minuta kur në krye ishte Frank Lampard.