Agon Amiga ka zbuluar datën e publikimit të klipit të ri.
Agon Amiga ishte një nga emrat që i munguan skenës muzikore muajve të fundit, shkruan lajmi.net.
Reperi ka lajmëruar fansat e tij se projekti i ri do të publikohet nesër nga ora 14:00, dhe kënga do të titullohet ‘Bobi’.
Kjo është kënga e parë e Agonit, që prej lansimit të bashkëpunimit me K Albon gjashtë muaj më parë.