Fjalë Kyçe

Aguero shkëlqen në Premierligë, thyen edhe një rekord

Aguero shkëlqen në Premierligë, thyen edhe një rekord

Sergio Aguero e ka thyer rekordin e Wayne Rooneyt, duke u bërë futbollisti i parë që arrin të shënojë në gjashtë ndeshjet e para të një sezoni të Premierligës për Manchester Cityn.

Argjentinasi shënoi gol në ndeshjen e sotshme kundër Watfordit, duke u treguar i saktë nga pika e penalltisë në fitoren me rezultat 8:0 të skuadrës së Pep Guardiolës, në stadiumin “Etihad”, transmeton Gazeta Express.

Aguero, golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Cityt, arriti të shënojë nga pika e penalltisë, pasi Riyah Mahrez u ndal në mënyrë të parregullt nga Ben Foster. Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi këtë sezon që Aguero e gjeti rrjetën e portës kundërshtare.

Kjo ishte gjithashtu gola e tij e dytë e shënuar nga pika e penalltisë këtë vit, pas ndeshjes hapëse të këtij sezoni të Premierligës, fitoren 5:0 kundër West Hamit, në të cilën gjithashtu shënoi 31-vjeçari.

Që nga atëherë, ai ka shënuar kundër Tottenhamit, Bournemouthit, Brightonit dhe Norwichit. Megjithatë, në dy ndeshje – kundër Tottenhamit dhe Norwichit – ai s’ia arriti t’ia shpëtojë pikët e humbura skuadrës së Guardiolës.

Goli i Agueros kundër Watfordit bën që ai ta ketë thyer rekordin që më parë e kishin mbajtur Rooney dhe Jose Antonio Reyes i Arsenalit, të cilët kishin shënuar në pesë ndeshjet hapëse të sezonit.