Sergio Aguero ka zbuluar se si është ndjenja të jesh mik i ngushtë me yllin e futbollit, Lionel Messin.
Gazetarja spanjolle, Veronica Brunati ia parashtroi këtë pyetje në Twitter, ndërsa ish-sulmuesi argjentinas nuk hezitoi të përgjigjej.
“Ne kënaqeshim gjatë gjithë kohës, sepse e e gjenim veten te njëri-tjetri. Realiteti është se ne nuk ishim shumë të zemëruar. Vetëm kur humbnim sepse donim të fitonim”, u përgjigj Aguero.
Messi dhe Aguero ishin bashkëlojtarë për shumë kohë te kombëtarja e Argjentinës, ndërsa vitin që lamë pas e fituan trofeun e Copa Americas, transmeton express.
Pas këtij suksesi, Aguero pati probleme me zemër dhe vendosi që të pensionohej nga futbolli aktiv.