Fjalë Kyçe

“Ah motër”, politikani tjetër shqiptar me fjalë prekëse për familjarët që humbën jetën në aksidentin tragjik

“Ah motër”, politikani tjetër shqiptar me fjalë prekëse për familjarët që humbën jetën në aksidentin tragjik

“Ah motër”, politikani tjetër shqiptar me fjalë prekëse për familjarët që Në mesin e 45 viktimave në autobusin e Maqedonisë së Veriut të djegur në një nga autostradat e Bullgarisë ka humbur jetën dhe motra me dhëndrin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit.

Selami përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të motrës së tij dhe bashkëshortit të saj.

“Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhjaNë duart tua i rita, me nënën të zëvendsoja, këshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur! Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 46 engjujve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi. Për varrimin do jeni të informuar”, shkruan Selami, transmetojnë mediat në Maqedoni.