Fjalë Kyçe

Ahmeti: Do t’i thërras Mustafën e Kurtin në takim për rrëzimin e Qeverisë

Ahmeti: Do t’i thërras Mustafën e Kurtin në takim për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratave të Avdullah Hotit se “PSD duhet të kërkojë falje pas vendimit të Kushtetueses”.

Ai ka thënë se nuk mund të kërkojë falje pse kanë dashur ta bashkojnë spektrin politik.
Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK duhet të qëndrojë me opozitën dhe t’i jap nënshkrimet për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.
“Unë në javët në vijim do t’iu bëj ftesë Isa Mustafës dhe Albin Kurtit për një takim, qëllimi i së cilit do të jetë rrëzimi i Qeverisë. Nëse e kanë për një mend rrëzimin e qeverisë. Ne duam ta rrëzojmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i PSD-së thotë se deri më tani dy partitë tjera opozitare më shumë rrëzimin e Qeverisë e kanë përdorur për propagandë.

“Me mos votim të buxhetit nuk rrëzohet Qeveria. Është e vështirë hipotetikisht të shpjegohet e çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do ta kishim votuar buxhetin, sepse Lista Serbe do të kishte kërkuar kompromise tjera në dëm të Kosovës”.