Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se gjendja e tre të infektuarve me virusin Covid-19, nga Prishtina është stabile.
Ahmeti thotë se madje dy prej tyre nuk kanë as simptoma, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se janë dy raste në Tauk Bashqe të cilat që janë vetizoluar në shtëpi. Sipas tij, edhe familjarët e tjerë po rrinë në shtëpi dhe i ka vizituar policia disa herë dhe kanë komunikuar në telefon.
Ahmeti në “Zyrën e Ankesave” tha se nuk ka ndonjë nevojë që kjo lagje të hyj në karantinë, sepse në këtë fazë qëndrojnë shumë mirë dhe nuk kanë simptoma, prandaj edhe nuk ka nevojë as për hospitalizim e as për karantinë.