Është lejuar importimi i testeve serologjike për koronavirus të cilat ishin të bllokuara në Doganën e Kosovës nga muaji mars.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili thotë se është nënshkruar edhe Udhëzimi Administrativ që përfshinë standardet për teste edhe për laboratoret private, shkruan lajmi.net.
“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private.”, shkruan Ahmeti.
Në anën tjetër, lidhur me importimin e testeve të njëjta është ankuar sot edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.