Fjalë Kyçe

Ahmeti kundërshton masat e Hotit: Në zonën e gjelbër janë vendosur komuna të cilat nuk bëjnë asnjë testim

Ahmeti kundërshton masat e Hotit: Në zonën e gjelbër janë vendosur komuna të cilat nuk bëjnë asnjë testim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetit ka reaguar pas masave të reja anti-COVID që i shpalosi pak minuta më parë kryeministri, Avdullah Hoti nëpërmjet një konference për media e të cilat priten të votohen sot nga qeveria.

Ahmeti thotë se është paradoksale se si Prishtina është vendosur në zonën e kuqe, teksa Lipjani e Graçanica në zonën e gjelbër, pavarësisht afërsisë në distancë që kanë këto komuna, njofton Klan Kosova

Mes tjerash Ahmeti thotë se në zonën e gjelbër janë vendosur komuna të cilat nuk bëjnë asnjë testim.

Reagimi i plotë i Ahmetit:

Sistemi i qeverisë për masa:

– Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg.

– në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbërt

Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste.

#jombylljes me keso parimesh e kriteresh!
#jombylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët