Fjalë Kyçe

Ahmeti: Nëse MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, ne marrim si komunë

Ahmeti: Nëse MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, ne marrim si komunë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në qoftë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nuk merr vendim për pezullim të mësimit, atëherë ai do të detyrohet që të marrin vendim si Komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se një pjesë e madhe e fëmijëve nuk shkojnë në mësim sepse prindërit e pastaj edhe mësimdhënësit po e implementojnë vetë rekomandimet për parandalim.

Postimi i plotë:

Në qoftë se MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, na detyrojnë që të marrim vendim si Komunë.

Një pjesë e madhe e fëmijëve nuk po vijnë në mësim sepse prindërit e pastaj edhe mësimdhënësit po e implementojnë vetë rekomandimet për parandalim. Ska parti në këtë betejë.