Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në nivel vendi.
Ai ka thënë se nëse rastet vazhdojnë të rriten dhe shifrat arrijnë mbi 800 në ditë, vendi duhet të vendoset në masa restriktive.
Por, sipas tij, pas tubimeve në fushata, nuk mund t’u kërkohet qytetarëve mbyllje.
“Në një situatë hipotetike (larg qoftë – por me probabilitet të lartë), ku rastet me covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si kemi kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, ka shkruar ai.