Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për ndarjen nga ish-partia e tij, Vetëvendosje.
Ai tha se ka pasur momente të mira dhe të këqija me këtë parti.
“Unë kam qenë shtatë vjet anëtar i VV-së, kam punuar dhe i kam fituar zgjedhjet me këtë parti. Nuk mund të flasë keq me ata njerëz që kam bashkëpunuar. Ka pasur të mirat dhe të këqijat, pastaj ka pasur mospajtime, të cilat nuk kam mundur t’i tejkalojë. Natyrisht që tash më duket më mirë, por nuk mund të flas keq edhe për atë periudhë”, ka thënë Ahmeti në “Ju Flet Prishtina”.