Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, e ka vazhduar fushatën në kuadër të zgjedhjeve kuvendare që do të mbahen më 8 maj.
Sot në një tubim në Zhelinë, ai u dërgoi mesazh partive politike shqiptare opozitare, të cilave u tha “të mos përsërisin gabimet e të kaluarës”.
“Partitë politike të shqiptarëve të mos bëjnë gabime që janë bërë në të kaluarën dhe të presin karamele. Se kush e përfaqëson popullin, vendos populli. Populli e tha fjalën e vet më 24 prill”, tha Ahmeti.
Ai e vazhdoi debatin në distancë me kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, duke thënë se “UÇK-ja është historia e këtij vendi”.
“Të bëhemi racional, transparent sepse është histori e këtij vendi UÇK-ja. I tërë populli ishte me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe këtë duhet ta dijnë këta të rinjtë që iu nxjerr buza tamël”, tha mes tjerash Ahmeti.