Fjalë Kyçe

Ahmeti: Respektoni masat, përndryshe s’do të ketë krevate për tu shtirë e mjekë për të ju mjekuar

Ahmeti: Respektoni masat, përndryshe s’do të ketë krevate për tu shtirë e mjekë për të ju mjekuar

Numri i madh i të infektuarve gjatë muajve të qershorit, ka filluar të alarmoj edhe institucionet lokale në vend. Se situata mund të dal fare lehtë jashtë kontrollit e ka thënë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. E kjo mund të ndodh po nuk u përcjellën rekomandimet e dhëna nga institucionet shëndetësore, si bartja e maskës, dorëzave e pastrimi i duarve me dezinfektues, ka thënë Ahmeti, transmeton IndeksOnline.

Ai iu është drejtuar qytetarëve jo në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, por si një qytetar e familjar.

Ai madje ka thënë se ka gjasa që edhe ai të infektohet, nga kontaktet me njerëz, por se duke e pasur nënën në moshën 72 vjeçare, nuk do të rrezikoj, por do të aplikoj këto masa të thjeshta, si maska dorëzat e dezinfektuesin.

Më poshtë e keni të plotë statusin e tij:

Gjatë këtyre muajve të pandemisë kam takuar qindra njerëz, kam qenë në kontakt me mjekë, e në lagjet me infeksion. Gjasat për ta marr virusin kanë qenë të larta. Por, kam përcjellur rekomandimet e mjekëve në maksimum. Masken, jo kontakte fizike dhe larje e dezinfektim të rregullt të duarve.

Fatmirësisht, deri më tani nuk e kam virusin. Por meqë numri i njerëzve që njoh me virus është shtuar gjasat janë që të infektohem.

Deri atëherë do ta luftoj me gjana të thjeshta. Maskë, distancë e larje e dezinfektim.

Nanën e kam 72 vjeçare dhe nuk dua ta rrezikoj. Kam parë shumë raste të rënda për ta kaluar si hajgare.

Prandaj sonte nuk po ju flas si kryetar komune por si qytetar e familjar. Këto rekomandime të thjeshta nuk janë të vështira. Përndryshe ska shtet në botë që do ta ndalte përhapjen!

Kujdes! Mund të vërshohemi nga rastet. Pastaj komplikimet e thjeshta mund të bëhen fatale. Thjeshtë, nuk do të krevate për tu shtrirë e mjekë për të ju mjekuar.