Fjalë Kyçe

Ahmeti: Sot vendoset nëse do të ketë koalicion mes PSD-së dhe AAK-së

Ahmeti: Sot vendoset nëse do të ketë koalicion mes PSD-së dhe AAK-së

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti është takuar sot me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa me ftesë të këtij të fundit.

Shpend Ahmeti pas takimit njëorësh ka treguar se çka u bisedua në takim.

“Takimi me Mustafën ka qenë një takim i frytshëm, por ende nuk kemi vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa sa i përket takimit mes PSD-së dhe AAK-së, Ahmeti ka thënë se këshilli drejtues i partisë do të vendosë për një koalicion të mundshëme me AAK-në.

“Sot Këshilli Drejtues i PSD-së do të vendosë nëse do të ketë koalicion me AAK-në”, ka deklaruar Ahmeti.