Fjalë Kyçe

Ahmeti thotë se numri i të prekurve me Covid-19 është shumë më i madh se numri zyrtar

Ahmeti thotë se numri i të prekurve me Covid-19 është shumë më i madh se numri zyrtar

“Jemi i vetmi shtet në botë që e kemi të bllokuar importimin e testeve prej laboratorëve private. Derisa shtetet tjera po garojnë që të marrin teste sepse ka mungesë të tyre”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk mendon që është i saktë numri i regjistruar i personave të prekur me Covid-19 në Kosovë.

Ahmeti ka thënë se Kosova është i vetmi shtet në botë që e ka bllokuar importimin e testeve prej laboratorëve private.

“Nuk mund të presim diçka më ndryshe nga ditët e kaluara. Mendoj se sot mund të presim një numër të madh sepse virusi përhapet shpejt nëse nuk respektohen masat. Ka plot njerëz që janë pozitivë dhe nuk tregojnë se e kanë”.

“Për dallim nga shtetet tjera, ne nuk e kemi informatën që do t’ua mundësonte politik-bërësve që të bëjnë politika në përputhje me situatën”, tha Ahmeti në Klan Kosovë.

“Numri që kemi sot në Kosovë nuk mendoj se është i saktë. Mendoj se në Kosovë është një numër shumë më i madh”.

“Jemi i vetmi shtet në botë që e kemi të bllokuar importimin e testeve prej laboratorëve private. Derisa shtetet tjera po garojnë që të marrin teste sepse ka mungesë të tyre”.

“Pra këtu është fyti i ngushtë që s’ka teste – ndërsa ne nuk e kemi lejuar – për çfarë arsye nuk e di, ka qenë vendim i Qeverisë së kaluar i cili është mbajtur edhe nga kjo Qeveri”.

“Pra ndalohet testimi me PCR që është ajo me strisho dhe që konsiderohet si më të sigurtat. Tek ne është i ndaluar dhe nuk mundet askush t’i importojë”.