Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, ishte i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7. Ahmeti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për arsyen se pse PSD’ja nuk është futur në zgjedhje e vetme për të matur forcën e saj politike.
“Ne jemi futur në koalicion të amdh për të qenë pjesë e proceseve. Në politikë jam futur për të shtyrë përpara bindjet e mija. Ideja nuk është vetëm me kalu pragun, nuk kemi nevojë me u tregu para askujt. Ideja është që të kemi një numër të deputetëve për të shtyrë përpara programin tonë”, ka thënë Ahmeti.
“Me AAK’në jemi futur në koalicion pasi kemi shanca më të mira për fitore. I respektoj maksimalisht vlerat e Ramush Haradinaj dhe luftën e tij kundër ndërrimit të territoreve”