Fjalë Kyçe

AIBA i kërkon Serbisë që ta trajtojë Federatën e Boksit të Kosovës si çdo Federatë tjetër

AIBA i kërkon Serbisë që ta trajtojë Federatën e Boksit të Kosovës si çdo Federatë tjetër

Istvan Kovacs, Sekretar Gjeneral i AIBA-s, i ka reaguar Serbisë për moslejimin e boksierëve kosovarë që të jenë të pranishëm në Beograd, duke thënë se kjo është e papranueshme.

“Federata e Boksit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në AIBA që nga nëntori i 2014-s dhe pritet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të AIBA-s. AIBA pret që delegacioni i Kosovës të mos trajtohet ndryshe nga delegacionet tjera anëtare të AIBA-s. Duket se megjithatë Kosova është ndalur në kufi. Kjo është e papranueshme”, thuhet në letër, përcjell Klankosova.tv.

“Asnjë atletë që merr pjesë në Kupën e Botës nuk duhet të parë si diçka politike. Ata nuk kanë bërë asgjë për ta marrë një trajtim të tillë.”.

“Ne ju kërkojmë me mirësi që të kontaktoni autoritetet serbe dhe Federatën e Boksit të Kosovës që kjo çështje të zgjidhet në interes të atletëve”.

Boksierët kosovarë janë ndaluar në kufirin me Serbinë, pasi që autoritetet serbe i kanë kërkuar sportistëve kosovarë që ti heqin uniformat me simbole të Kosovës.