Pasi Ajaxi e tronditi botën e futbollit me paraqitjet dhe rezultatet e siguruara në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, ëhoscored.com i ka grumbulluar edhe statistikat e tjera mbresëlënëse të kësaj skuadre holandeze për këtë sezon.
Të martën, Ajaxi e shtoi Juventusin në listën e skuadrave që i ka eliminuar nga Liga e Kampionëve, bashkë me Real Madridin. Në këtë mënyrë, holandezët po i habisin të gjithë dhe tashmë kanë arritur në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me Tottenhamin, raporton Gazeta Express.
Për më tepër, Ajaxi është klubi me statistikat më të mirë në Evropë sa i përket golave të shënuara. Klubi holandez i ka shënuar 155 gola në 52 ndeshje, ndërsa Manchester City radhitet në pozitën e dytë, me 154 gola në 55 ndeshje.
Pas tyre radhitet Paris Saint-Germaini me 234 gola në 49 ndeshje dhe Bayerni, ndërsa Barcelona vijon me 125 në 51 ndeshje. Ajo që e ka kapur vëmendjen e mediave është se Lionel Messi, me 45 gola dhe 21 asiste, është përfshirë drejtpërdrejt në më shumë se gjysmën e golave të katalonasve.
Lista e klubeve:
1. Ajax: 3.03 gola për ndeshje (3.53 në ligë, 3.4 në kupë dhe 2.0 në Ligën e Kampionëve)
2. Manchester City: 2.8 gola për ndeshje (2.6 në ligë, 3.17 në kupë dhe 3.0 në Ligën e Kampionëve)
3. Paris Saint-Germain: 2.73 gola për ndeshje (2.88 në ligë, 2.75 në kupë dhe 2.5 në Ligën e Kampionëve)
4. Bayern Munich: 2.62 gola për ndeshje (2.69 në ligë, 3.2 në kupë dhe 2.0 në Ligën e Kampionëve)
5. Barcelona: 2.45 gola për ndeshje (2.53 në ligë, 2.33 në kupë dhe 2.3 në Ligën e Kampionëve)