Alban Ajdini e ka shënuar një gol në humbjen e skuadrës së tij, Lausanne Ouchy.
Lausanne Ouchy u mposht në udhëtim te Chiasso 2:1, në kuadër të xhiros së 31-të në “Challenge League”, rangu i dytë i futbollit zviceran.
Mërgim Qarri ishte asistues për Ajdinin, sulmuesin 21-vjeçar. Ishte goli i tretë sezonal për Ajdinin, që ka edhe një asistim.
Ajdini e kompletoi ndeshjen, derisa Qarri u zëvendësua në minutën e 30-të.
Minuta pati edhe për qendërmbrojtësin Lavdri Hajrulahu që u largua nga loja në mintuën e 74-rt, ndërsa Mersim Asllani hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë.
Te skuadra e Chiassos titullar ishte Kreshnik Hajrizi që luajti për 90-të minuta.
Lausanne Ouchy pas 31 xhirove është në vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Chiasso është në vendin e fundit me 29 pikë të mbledhura, një më pak se Kriensi dhe Xamaxi.