Fjalë Kyçe

Ajeti vazhdon shkëlqimin, shënon edhe në Ligën e Evropës

Ajeti vazhdon shkëlqimin, shënon edhe në Ligën e Evropës

Albian Ajeti ka vazhduar me formë të mirë me fanellën e Celticut.

Sulmuesi nga Kosova ka gjetur edhe një herë golin, që ishte i treti këtë edicion në të gjitha garat.

Celtic është duke luajtur në udhëtim te Real Betis, derisa Ajeti ka shënuar golin e parë në këtë sfidë.

Ylli nga Kosova realizoi në minutën e 15-të pas një tollovie në zonë.

23-vjeçari po kalon formë të mirë, ku në fundjavën e kaluar shënoi dy gola në kampionat në fitoren 3-0 të Celtic ndaj Ross Countyt.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 37-të e ndeshjes ku rezultati Betis – Celtic është 2-2.