Numri i shkencëtarëve dhe specialistëve që largohen nga Rusia është rritur me pesë herë që nga viti 2012. Kjo u bë e ditur nga Sekretari Shkencorë i Akademisë Ruse të Shkencave, Nikolai Dolgushkin, gjatë një takimi të Akademisë Ruse të Shkencave.
Sipas Dolgushkin, deri sa në vitin 2012, 14 mijë shkencëtarë kishin lëshuar Rusinë, në vitin 2020 kjo shifër ka shkuar në 70 mijë shkencëtarë.
Rusia është i vetmi vend në zhvillim ku numri i shkencëtarëve në kërkime është zvogëluar për dekada me radhë.
Deri sa në vitin 1990, Rusia kishte të regjistruar 992 mijë shkencëtarë, tani ky numër ka rënë në 348 mijë shkencëtarë. Kjo i bije që për tri dekada Rusia ka humbur 65% të shkencëtarëve.
Deri sa para tri viteve Rusia ishte e katërta në botë për nga numri i studiuesve, tani ajo është në vendin e gjashtë. Kjo tregon më së miri trendin në rënie.
Kjo është duke ndodhur për shkak të krizës ekonomike me të cilën është duke u përballur Rusia, si dhe me mos vlerësimin dhe pagat e ulëta të studiuesve që punojnë në institutet shkencore.
Në largimin e shkencëtarëve rusë ka ndikuar edhe klima e frikës që është instaluar nga Shërbimet inteligjente ruse, të cilat jo rrallë herë nën akuzat për tradhti bëjnë arrestime spektakulare të shkencëtarëve rusë. I freskët është rasti i arrestimit të profesorit të Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë, doktorin e shkencave teknike, Vatery Golubkin.
Gjatë 20 viteve të fundit në Rusi, nën akuzën për tradhti janë arrestuar dhe janë ndjekur penalisht më shumë se 30 shkencëtarë rusë.