Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka humbur në çerekfinale ndaj konkurrenit të Mongolisë, Oshir Tsend.
Akili e ka edhe një mundësi për medaljen e bronzt, ku duhet t’i fitojë edhe dy ndeshje.
Akili më herët fitoi ndaj kundërshtarëve të tij, suedezin, Tommy Macias, i pesti në renditjen botërore, pastaj Nils Stump nga Zvicëra dhe Ahmed Ayash nga Jemeni.
Kampioni i Evropës garoi në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.