Fjalë Kyçe

Akil Gjakova kualifikohet në raundin e tretë, mposht me ippon xhudistin rus Iartcev

Akil Gjakova kualifikohet në raundin e tretë, mposht me ippon xhudistin rus Iartcev

Xhudisti jonë Akil Gjakova ka siguruar fitoren në raundin e dytë ndaj rusit, Denis Iartcev.

Gjakova ishte më i mirë që nga fillimi dhe fitoi me ippon në ndeshjen, e vlefshme Masterin e Dohas në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Në raundin e radhës, Gjakova do përballet me xhudistin nga Kazakistani Zhansay Smagulov.

Kjo është mundësi tjetër e madhe për Kosovën, në rast që edhe Akili siguron medalje, ngase dje u fituan tri medalje, pra një e artë nga Distria Krasniqi dhe dy të bronzta nga Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Ndërkohë, kujtojmë se nesër në Masterin e Dohas do të jetë edhe Loriana Kuka.