Fjalë Kyçe

Akord me Giroud, Milani po tenton marrëveshjen me Realin për 2 lojtarë

Akord me Giroud, Milani po tenton marrëveshjen me Realin për 2 lojtarë

Milani po tenton të përforcohet sa më shpejt dhe momentalisht janë tre emra që po përfliten për marrëveshje me kuqezinjtë.

Olivier Giroude raportohet se ka pranuar propozimin e Milanit, që i ofron kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milion euro në sezon.

Francezi duhet të zgjidhë kontratën me Chelsea, që rinovoi në mënyrë të njëanshme me të. Italianët nuk paguajnë për kartonin.

Tratativat e tjera të Milanit bëhen në Madrid, ku Brahim Diaz mbetet çështje për t’u zgjidhur. Kuqezinjtë po tentojnë huazimin edhe për një vit.

Gjithashtu duan të shtojnë një klauzolë për blerjen e tij, por me shifër 20-25 milion euro. Te Reali Milani ka piketuar edhe mbrojtësin e djathtë, Alvaro Odriozola.