Fjalë Kyçe

Akreditimi për ndeshjen e yjeve “Granit Xhaka vs Milot Rashica”

Akreditimi për ndeshjen e yjeve “Granit Xhaka vs Milot Rashica”

Të shtunën, më 15 qershor, në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja e yjeve “Granit Xhaka me shokë vs Milot Rashica me shokë”, në bashkëorganizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Akreditimin për këtë ndeshje përfaqësuesit e mediave mund ta bëjnë në emailin e mëposhtëm:
[email protected], duke e shënuar emrin dhe mbiemrin e gazetarit/fotoreporterit apo kameramanit si dhe median të cilën ai e përfaqëson.

Akreditimet mund të tërhiqen të shtunën në orën 11:00, kur mbahet edhe konferenca për media në prag të kësaj ndeshjeje. /Gazeta Alo