Sot rreth orës 11:00 në magjistralen Gjilan- Prishtinë, më saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve.
Në këtë aksident janë lënduar tre persona, ka thënë për Gazetën Alo, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe me rastin në fjalë po merret njësiti I traifkut”, ka thënë ajo./Gazeta Alo/