Një 30-vjeçar në Kukës ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Urën 6-metroshe” në orën 16:30.
Viktima S.D. po qarkullonte me biçikletë, ndërkohë që është goditur nga një automjet “Volkswagen” me drejtues 47-vjeçarin A.B.
I riu ka humbur jetën në vend, ndërsa shoferi i “Volskwagenit” është dërguar në Komisariatin e Kukësit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./dosja.al