Fjalë Kyçe

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një person humb jetën

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një person humb jetën

Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Milot-Rreshen.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, ku një trailer drejtues shtetasin E.H., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj., i cili për pasojë ka humbur jetën, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.