Një aksident i pazakontë ka ndodhur në shtetin e Serbisë.
Një qytetar duket se ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe ka përfunduar në shtëpinë e fqinjit.
Në fakt, vetura e llojit Peugeout ka përfunduar në njërën prej dritareve të një shtëpie.
“Unë isha në gjumë, dhe burri im sapo kishte shkuar në shtrat. Në dhomën tjetër flinte vjehrra. Më zgjoi një shpërthim i tmerrshëm. Nuk e dija në atë kohë se çfarë ishte dhe kur shkuam në dhomën e ndenjjes nuk mund ta besonim atë që kishte ndodhur. Vetura ishte pothuajse e tëra në dhomë pasi që vetëm rrotat e pasme mbetën jashtë”, rrëfen e emocionuar Milena Pavloviq, përcjell telegrafi.
Autoritetet policore kanë konfirmuar se pos dëmeve materiale, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima.